Home Blog

Ky eshte njeriu më i pasur në Kinë, nuk do ta besoni cili eshte biznesi i tij

0

Kina tashmë ka një biznesmen te ri që kryeson listën e më të pasurve dhe ai shet ujë të ambalazhuar.

Zhong Shanshan e krijoi kompaninë e tij të uji “Nongfu Spring” në vitin 1996 në provincën lindor të Zhejian dhe tashmë ai ka marrë mantelin e më të pasurit që mbahej nga themeluesi i Alibaba, Jack Ma.

Indexi i Miliarderëve të Bloomberg e vlerëson pasurinë e Shanshan në 58.7 miliardë dollarë, e cila ka arritur në këto nivele falë aksioneve që ka në një kompani prodhimi vaksinash.

I njohur ndryshme me nofkën “Ujku i vetmuar”, Zhong është tashmë personi i dytë më i pasur në Azi pas miliarderit të Industrive Reliance në Indi, Mukesh Ambani.

Dikush po paguan borxhet e fukaranjve, por askush nuk e di njeh. Flet shitesja e dyqanit: Kur e pyeta, ai mu pergjigj..

0

Një njeri i panjohur po ua paguan borxhet të varfërve në Tuzla, të Turqisë por askush nuk po e gjen se kush është ky person.

Njeriu misterioz u ka lënë këtyre familjeve zarfa me lekë poshtë derës, në një kohë kur varfëria ka “pushtuar” Turqinë aziatike së fundmi.

Dikush erdhi dhe më kërkoi t’i tregoja fletoren ku unë regjistroja borxhet e klientëve, i tha agjensisë së lajmeve Demirören, pronari i njërit prej dyqaneve.

Më tej ai tha se me vete ky njeri misterioz kishte edhe katër persona të tjerë që mbanin shuma të mëdha parash.

Unë i pyeta ku jetonin. Ai u kthye përsëri pasi foli me ta dhe pagoi të gjitha borxhet. Kam mësuar gjithashtu se ai u ka dhënë para shtesë familjeve të varfëra, tha pronari i dyqanit.

Kur e pyeta për emrin e tij, tregon Yılmaz ai mu përgjigj: “Thjesht më quaj Robin Hood”.

Nje gjest i tille eshte per tu lavderuar, do te ishte fantastike sikur te ndodhte dhe ne vendin tone.

Hyn në fuqi vendimi! Fillon rritja e pensioneve (Kategoritë qe përfitojnë)

0

Nga dita e mërkurë, 1 prill, qeveria ka vendosur që të gjitha pensionet rriten në masën 2.3 për qind. Këshilli i Ministrave ka miratuar indeksimin, në masën 2.3 për qind, të të gjitha kategorive të pensioneve në Republikën e Shqipërisë.

Sipas këtij vendimi, rriten në këtë masë pensionet e pleqërisë, ato të banorëve të zonave rurale, pensionet e posaçme, etj. Po kështu, përfitojnë edhe ata që marrin pensione për invaliditet, që trajtohen si veteranë të luftës antifashiste, ushtarakët, minatorët e të tjerë që marrin pensione të posaçme.
Në këtë masë përfitojnë edhe pensionet që do të caktohen nga data 1 prill 2020 e në vazhdim, me kusht që data e fillimit të pensionit të jetë deri më 31.3.2020, përfshirë edhe këtë datë.

Në VKM përcaktohet që pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, që kanë datë fillimi të të drejtës deri më 31.12.2014, pas datës 1.4.2020 nuk do të jenë më pak se 14.069 lekë dhe jo më shumë se 28.139 lekë në muaj.

Ndërsa pensionet e parakohshme, nuk do të jenë më pak se 14 069 lekë në muaj. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi, përllogariten në shumën 2 miliardë e njëqind milionë lekë, që do të përballohen nga buxheti i shtetit në zërin e shpenzimeve për sigurimet shoqërore.

Përfitojnë
543.500 individë që marrin pension qyteti
121.200 pensionistë në fshat
2.600 pensione sociale

Sqarimi i plotë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë
Këshilli i Ministrave miraton indeksimin e pensioneve me 2.3%, efekti financiar 2.1 miliardë lekë. Këshilli i Ministrave miraton indeksimin e pensioneve të pensionistëve dhe kategorive të tjera që trajtohen financiarisht me pensione ose të ardhura që jepen nga sistemi i sigurimeve shoqërore. Kjo masë, megjithëse merret në një situatë të veçantë, është një përpjekje e qeverisë për të mbuluar sa më mirë nevojat ekonomike të kësaj shtrese të popullatës.

Efektet financiare nga zbatimi i këtij vendimi parashikohen në masën 2.1 miliard lekë dhe, bazuar në përllogaritjet e shtesës së indeksit të çmimeve për vitin 2019 ndaj 2018-s, projekti parashikon rikuperimin total të efekteve negative të rritjes së çmimeve të mallrave e shërbimeve të shportës së pensionistëve.

Evidentojmë faktin se, ndërsa ndryshimi i indeksit mesatar të çmimeve për gjithë popullatën është 1,4 %, indeksimi i pensioneve është bazuar në ndryshimin e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve të shportës të pensionistëve, ku pesha specifike më e madhe i adresohet zërit ushqime dhe pije jo alkoolike.

Nga zbatimi i këtij vendimi do të përfitojnë mbi 669 500 pensionistë, mbi 12 mijë nëna të cilat janë të vetëpunësuara në sektorin bujqësor e që përfitojnë barrëlindjen dhe 14 mijë përfitues të ardhshëm, duke e çuar në total numrin e përfituesve në 682 800.

Pagesat me shtesat e rritura do të nisin të përfitohen menjëherë që në muajin prill të këtij viti.

Ky vendim i Këshillit të Ministrave plotëson detyrimet ligjore për indeksimin e pensioneve për shkak të ndryshimit të indeksit të çmimeve dhe është i mbështetur në filozofinë e zbatimit të politikave të rritjes së të ardhurave të shtresave të caktuara të popullsisë, sipas politikave buxhetore të miratuara.

Më poshtë paraqiten detajimet për efektet financiare në buxhetin e shtetit:

• Efekti financiar për 543.500 individë që marrin pension qyteti është 1.73 miliardë lekë;

• Shuma që shtohet nga buxheti për 121.200 pensionistë në fshat është 214.3 milion lekë;

• Shtohen në buxhet 3.2 milion lekë për 2.600 pensione sociale;

• Shtohen 10.3 milionë lekë për rritjen e shpërblimeve të nënave me leje barrëlindje në fshat;

• Shtohen 117.7 milionë lekë për rritjen e pensioneve të parakohshme dhe suplementare të ushtarakëve, policisë, ish- punonjësve të minierave, industrisë së naftës dhe metalurgjisë, një pjesë e të cilëve janë në proces të llogaritjeve dhe të marrjes së përfitimeve për shkak të zbatimit të ligjit nr. 29/2019, për përfitimet e punonjësve të profesioneve të vështira .

Rritjen 2.3% e përfitojnë të gjithë personat që marrin pension invaliditeti, familjar, të parakohshëm dhe ata që kanë punuar në punë të vështira e industri të rënda.

“Vendi me i varfer ne Evrope qe po ndihmon Italine”, Ndihma e mjekëve shqiptarë terheq vemendjen e mediave boterore

0

Nisja drejt Italisë, një nga vendet më të prekura në botë nga pandemia e koronavirusit, e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë, ka tërhequr sot vëmendjen e medias ndërkombëtare.

AFP
Shqipëria dërgoi të shtunën 30 mjekë dhe infermierë në Itali, vendi europian më i prekur nga epidemia Covid-19, ku jeton një komunitet i madh shqiptar.

Ekipi mjekësor u shoqërua në aeroportin e Tiranës nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

Ata do të udhëtojnë “për në rajonin e Lombardisë për të ndihmuar kolegët e tyre italianë”, tha Edi Rama në një video të transmetuar drejtpërdrejt nga aeroporti, tha agjencia franceze e lajmeve, AFP.

REUTERS

Shqipëria, një nga vendet më të varfëra në Europë, dërgoi një ekip mjekësh dhe infermierësh në Italinë fqinje për ta ndihmuar për pandeminë e koronavirusit pasi rastet e veta ende nuk e kanë rrezikuar atë.

Italia e ka ndihmuar Shqipërinë pasi u përball me një numër krizash, pasi rrëzoi komunizmin në fund të viteve 1980, duke përfshirë rrezikun e urisë në fillim të viteve 1990 dhe anarkisë në 1997. Tirana e sheh ndihmën mjekësore si një shans për të shlyer favoret nga ana e Italisë.

Rreth 400 000 shqiptarë jetojnë dhe punojnë në Itali, duke dërguar para për familjet e tyre, si dhe duke investuar kursime dhe ekspertizë të fituar atje për të ndërtuar biznese, shkruan agjencia britanike e lajmeve, Reuters.

”New York Times”

Ka pasur 197 raste të konfirmuara dhe 10 vdekje në Shqipëri. Në Itali, rajoni i Bergamos është ai që është prekur më shumë nga koronavirusi.

Shqipëria, një nga vendet më të varfëra të Evropës, ka dërguar sot një ekip mjekësh dhe infermierësh në Italinë fqinje për të ndihmuar në trajtimin e pandemisë së re të koronavirusit.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama do të paguajë 11 milion lekë (rreth 90,000 euro) për të paguar 30 vullnetarët që do të punojnë për një muaj në zonën e Bergamos.

Ambasada italiane në Tiranë tha se “Falënderojmë qeverinë shqiptare për këtë akt solidariteti dhe dashurie. Përgjithmonë të bashkuar”.

Roma ka ndihmuar Shqipërinë në krizat me të cilat është përballur që nga rënia e regjimit komunist në fund të viteve 1980, dhe Tirana i sheh ndihmat tani si një mundësi për të “shlyer” këtë borxh, edhe pse kontributi i tyre është i vogël.

IBTIMES

Veprimi i Shqipërisë është një gjest miqësor dhe një mënyrë për të shlyer fqinjin e saj gjatë kësaj kohe krize.

Vetë Shqipëria ka raportuar 197 raste të koronavirusit me 10 vdekje. Megjithatë, pavarësisht se është shumë afër Italisë nga rruga ajrore dhe detare, Shqipëria ende nuk është prekur shumë nga shpërthimi i koronavirusit, shkruan agjencia IBTIMES.

Globalnewshut

Mjekët shqiptarë mjekë do të punojnë së bashku me mjekët italianë gjatë disa javëve pasuese, sepse sistemi i kujdesit shëndetësor i Italisë po përballet me rritjen e numrit të vdekjeve që vijnë nga koronavirusi.

Agenzianova

Një avion u ul në Fiumicino me një ekip prej rreth 30 mjekësh dhe infermierësh nga Shqipëria për të mbështetur sistemin shëndetësor italian për t’u marrë me emergjencën e koronavirusit. Për t’i mirëpritur ishte ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Luigi Di Maio, i cili falënderoi kryeministrin Edi Rama dhe gjithë qeverinë dhe popullin shqiptar për “solidaritetin e madh” të treguar, njoftoi agjencia italiane e lajmeve, Agenzianova.

Kathimerini

Roma ka ndihmuar Shqipërinë në krizat me të cilat është përballur që nga rënia e regjimit komunist në fund të viteve 1980, dhe Tirana i sheh ndihmat tani si një mundësi për të “shlyer” këtë borxh, edhe nëse kontributi i tyre është i vogël.

Rreth 400 000 shqiptarë jetojnë dhe punojnë në Itali, shkruan mes tjerash gazeta më e madhe greke ”Kathimerini”.

Il Messaggero

“Ne nuk jemi të pasur dhe aq më pak të privuar nga kujtesa dhe nuk mund të lejojmë të mos i tregojmë Italisë se shqiptarët dhe Shqipëria nuk e braktisin kurrë mikun e tyre në vështirësi”.

Me këto fjalë kryeministri shqiptar Edi Rama shoqëroi largimin e ekipit prej 30 mjekësh dhe infermierësh për në Itali, shkruan gazeta e njohur italiane ”Il Messaggero”.

time24.news

Shqipëria, e cila ka një mungesë mjekësh, 1,2 mjekë për 1 000 banorë, kundër 4,1 mjekëve në Itali, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) – kohët e fundit u bëri thirrje rreth 2 000 mjekëve në pension të rihynin në shërbimin aktiv dhe të ndihmojnë ndaloni përhapjen e koronavirusit të ri.

“Sot ne jemi të gjithë italianë (…) Italia do ta fitojë këtë betejë”, tha Edi Rama, në një ceremoni të shkurtër në aeroport./Atsh

Kush përfiton para cash nga “Paketa e Shpëtimit”, procedurat që duhet të ndiqen

0

Qeveria ka bërë tashmë publike në Fletoren Zyrtare se si do të përfitojnë bizneset e vogla, personat me ndihmë ekonomike dhe ata që kanë një pagesë papunësie nga paketa e shpëtimit anti Covid-19.

Fondi në dispozicion për këto kategori është pesë miliardë e tetëqind e pesëdhjetë milionë lekë dhe do të përballohet nga zëri “Kontingjenca për paketën sociale anti-COVID”, miratuar në buxhetin e shtetit, për vitin 2020.

Efektet nisin më datën 1 prill dhe nuk zgjasin më shumë se tre muaj.

Referuar vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, ndihma financiare për të vetëpunësuarit/të punësuarit llogaritet dhe jepet sipas listëpagesave të deklaruara nga bizneset. Për ato biznese që i deklarojnë listëpagesat çdo tremujor, do të konsiderohet listëpagesa e tremujorit të fundit të vitit 2019, ndërsa për bizneset që i deklarojnë listëpagesat çdo muaj, konsiderohet listëpagesa e muajit janar 2020.

Listëpagesat përditësohen me ndryshimet e deklaruara deri në datën e mbylljes së veprimtarisë.

Aplikimi për të përfituar ndihmë financiare bëhet nga biznesi i të vetëpunësuarit/të punësuarit. Individët, që janë në më tepër se në një listëpagesë, përfitojnë si ndihmë financiare vetëm një pagë minimale.

Përfituesit e ndihmës financiare janë individët e vetëpunësuar/të punësuar në bizneset me të ardhura vjetore deri 14 milion (katërmbëdhjetë milionë) lekë për vitin 2019, sipas kategorizimit të mëposhtëm:

a) Personat fizikë të vetëpunësuar;

b) Punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar;

c) Të punësuarit në personat fizikë tregtarë;

ç) Të punësuarit në personat juridikë.

Për të përfituar ndihma financiare, duhet që subjekti tatimpagues:

a) të ketë ndërprerë aktivitetin në zbatim të urdhrave përkatës të ministrit së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), të nxjerra për këtë qëllim;

b) të jetë pagues i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin dhe tatimin mbi fitimin;

c) të ardhurat e deklaruara të të cilit, sipas deklaratës së tatimit mbi fitimin/tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, për vitin 2019, të jenë deri 14 milion (katërmbëdhjetë milionë) lekë.

Bizneset duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpërmjet portalit efilinig, kërkesën me të dhënat e përfituesve ku përfshihen:

a) Të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NIUS;

b) Të dhënat identifikuese të përfituesve, përfshirë të vetëpunësuarit, punonjësit e papaguar të familjes dhe të punësuarit, përfshirë:

i. emrin, atësinë, mbiemrin;

ii. numrin personal të identifikimit të përfituesit;

iii. bankën ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare;

iv. numrin e llogarisë bankare.

PROCEDURA E VERIFIKIMIT PËR PËRFITIMIN E NDIHMËS FINANCIARE

Drejtorive rajonale tatimore bëjnë verifikimet dhe identifikojnë aplikuesit dhe të dhënat në kërkesën e tyre, brenda 10 (dhjetë) ditëve të para të muajit pasardhës, duke analizuar:

a) tatimpaguesin dhe veprimtarinë e tij, duke verifikuar nëse bën pjesë në listën e veprimtarive që përfitojnë ndihmën financiare;

b) deklarimet e bëra dhe pagesat e kryera për tatimet dhe kontributet;

c) krahasimisht listën e paraqitur për përfitim ndihme me listëpagesën e dorëzuar në mënyrë elektronike dhe detyrimet e paguara;

ç) të ardhurat e realizuara nga subjekti për vitin 2019.

Me qëllim shmangien e abuzimit, tatimet duke përdorur analizën e riskut, mund të kryejnë edhe verifikime në subjektet përfituese për të verifikuar nëse janë të mbyllura.

Mandej Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i dërgon Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit listën përmbledhëse të individëve përfitues të ndihmës financiare për bankën përkatëse, me të dhënat:

a) emrin, atësinë, mbiemrin, numrin e telefonit, e-mailin;

b) numrin personal të identifikimit të përfituesit;

c) bankën ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare;

ç) numrin e llogarisë bankare.

Dhe në fund, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit kryen pagesat për individët përfitues

Ndihma financiare, që përfitojnë të vetëpunësuarit, punëtorët e papaguar të familjes dhe të punësuarit do të jetë 26 mijë (njëzet e gjashtë mijë) lekë në muaj aq sa paga minimale në fuqi.

Kurse pagesa e ndihmës ekonomike për ata që e përfitojnë, do të jetë sa dyfishi i shumës së llogaritur sipas vendimit për paketën e shpëtimit.

Pagesa e së ardhurës nga papunësia për ata që e përfitojnë, edhe ajo do të jetë sa dyfishi i shumës së llogaritur.

Verifikimi, llogaritja dhe shpërndarja për pagesën e ndihmës ekonomike dhe pagesën e papunësisë, do të bëhet sipas procedurave të dokumentimit e të shpërndarjes nga institucionet e përcaktuara.

“Çmendet” euro, ja me sa lekë u këmbye sot

0

Monedha e përbashkët ka shënuar një tjetër rritje të fortë gjatë ditës së sotme, duke u këmbyer me 128.18 lekë, me një rritje ditore prej 2.77 lekësh. Ky është niveli më i lartë në dy vjet, që prej prillit të 2018-s.

Që nga 12 marsi, euro është forcuar me 5.36 lekë.

Në rritje ishin dhe valutat e tjera, dollari u këmbye me 116.56 lekë, me rritje ditore 1.79 lekë. Paundi u këmbye me 142.33 lekë me rritja ditore 5.37 lekë.

Aktorët e tregut pohojnë se janë tre arsyet kryesore e forcimit të shpejtë të lekut.

-Së pari është bllokimi i fluturimeve me Vjenën. Tendenca rritëse filloi që kur Austrian Airlines pezulloi fluturimet me Tiranën, në kuadër të masave kundër përhapjes së Covid-19. Përmes kësaj linje bëhej dhe transportimi i valutës dhe mbyllja e kësaj rruge ka kufizuar hyrjen e valutës në Shqipëri për bankat. Ekspertët pohojnë që vetëm një ndërhyrje e Bankës së Shqipërisë për të bërë të mundur transportin e valutës me charter mund ta rrisë ofertën në euro dhe të ndalte zhvlerësimin e monedhës vendase.

-Së dyti, aktorët e tregut valutor pohojnë se për momentin ka kërkesë vetëm nga tregtuesit e produkteve ushqimore, lidhur edhe me faktin që në bazë të një vendimi të fundit të qeverisë, importuesit me shumicë të produkteve ushqimore dhe barnave duhet të krijojnë rezerva për tre muaj. Ndërkohë që tregu normal është i zhbalancuar, pasi volumet e tregtimit kanë rënë ndjeshëm. Ata thonë se në këto kushte, kursi nuk është real.

-Së treti,ekspertët shtojnë se leku ka qenë prej disa vitesh i mbivlerësuar, përtej faktorëve normalë, pasi që prej mesit të vitit 2016, kur këmbehej në rreth 135 lekë, ai filloi një tendencë të pazakontë mbiçmimi, si rrjedhojë e flukseve të valutës që hynë nga tregtia informale, duke zbritur afër nivele minimale historike në mesin e vitit të kaluar (120.83 lekë). /monitor

Shfaqet virusi i ri kinez i quajtur HANTA, një person nderron jete në autobus, izolohen 32 persona

0

Edhe pse bota ndodhet nën kthetrat e koronavirusit dhe po përballet me një katastrofë si asnjëherë më parë në izolim të plotë, një burrë kinez ka vdekur nga hantavirus duke shkaktuar një valë të re shoku në internet.

Burri raportohej se po udhëtonte me një autobus në provincën Yunan kur papritmas vdiq dhe testet zbuluan praninë e hantavirusit vdekjeprurës dhe testime po kryhen edhe në 32 pasagjerë të tjerë që udhëtuan me të.

Hantavirus nuk është në të vërtetë një virus i ri ai ka ekzistuar edhe më parë dhe transmetohet tek njeriu nga brejtësit.

Simptomat e hantavirusit janë:

Ethet, të dridhura , dhimbje trupi, dhimbje koke, të vjella dhe dhimbje barku.

Njolla të kuqe në lëkurë, temperaturë e lartë.

Megjithëse simptomat janë disi të ngjashme me koronavirusin, njerëzit nuk duhet të frikësohen për hantravirusin njësoj si për koronavirusin i cili ka shkaktuar tashmë një numër të lartë viktimash dhe të prekurish anë e mbanë globit.
Burimi: indiaglitz

“Bleu perde, dyshek dhe kondicioner në çdo dhomë të pediatrisë”, drejtori i spitalit të Kavajës përlot rrjetin për 43-vjeçarin

0

Nebi Ismaili, 43 vjeçari që humbi jetën nga koronavirusi ditën e djeshme, ka bërë një gjest human pak kohë para se të ndahej nga jeta, duke pajisur me kondicionerë dhe dyshekë pediatrinë e spitalit të Kavajës.

Siç tregon drejtori i spitalit Kavajë, Përparim Daiu, 43 vjeçari nuk donte që t’i përmendej emri, por kishte thënë se e bënte këtë për qytetin e Kavajës dhe fëmijët e atij qyteti.

Daiu e kujton Ismailin si një ‘çun flori e me zemër të madhe’, ndërkohë të shumta janë komentet që shprehin ngushëllimet për familjen e të ndjerit.

Nebi Ismaili ishte viktima e katërt nga koronavirusi në Shqipëri, që humbi jetën edhe pse nuk vuante nga ndonjë sëmundje tjetër kronike.

” Nebi 1 djale flori i qeshur dhe me 1 zemer te madhe na la…..na la pa fjale me plot dhimbje se nuk e meritonte te ikte kaq shpejt por zoti eshte i madherishem dhe i dine vete me mire se cben .i mer te miret shpejt qe ti kete prane . Ndjej ligeshtim ne shpirt sepse ai ishte plot force per te ndihmuar te tjeret per te kontribuar ne cdo gje qe ta bente me te lehte gjithcka kurdohere qe i jepej mundesia ashtu sic la per Spitalin e Kavajes dhe me saktesisht pediatrine me arredimin me perde dysheke te rinj me vendosjen ne cdo dhome te kondicionereve dhe paisjen e 1 dhome te vecante me lodra femijesh duke me thene e bej per qytetin tim per femijet tane te lutem sdua qe te me permendesh emrin …..por ja tani nuk mundesha qe mos ta nxirrja emrin …..per emrin qe ke lene e per gjithcka ke bere per shoket miqte te aferm ke bere dicka qe ky qytet e cdo prind do te kujtoje….per ne miqte e tu do ngelesh gjithmone Nebi cuni flori me zemer te madhe .shpirti yt qofte i xhehnetit”, shkruan Përparim Daiu.

E FUNDIT / Drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj del pozitiv me koronavirus

0

Koronavirusi duket sikur nuk po kursen askënd.

Burime për ABC News kanë konfirmuar se ka dalë pozitiv tamponi për drejtorin e Urgjencës, Skënder Brataj.

Skënder Brataj është pjesë e task forcës pranë Ministrisë së Shëndetësisë për Koronavirusin.

Mësohet se Drejtori i Urgjences Kombëtare është karantinuar dhe nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

vijon…

Ema, vogëlushja 12 vjeç me koronavirus në respirator qe po lufton me jetën

0

Ema, një vajzë 12 vjeçe po lufton për jetën në spitalin e Atlantas pasi u testua pozitiv me koronavirus, bëjnë të ditur të afërmit e saj.

Justin Anthony, kushëriri i tha CNN se Ema ishte diagnostikuar me pneumoni më 15 mars dhe kishte rezultuar pozitiv nga koronavirusi të premten në mbrëmje,

Ndërsa të shtunën ishte vendosur në respirator dhe gjëndja e saj është stabël, tha ai.

Ema nuk kishte pasur më përpara simptoma. Gjithashtu as nuk kishte udhëtuar kohët e fundit dhe nuk dihet si mund të jetë infektuar nga koronavirusi.

Spitali i Atlantas në pavionin e kujdesit për fëmijët konfirmoi se kishte një pacient pozitiv me COVID-19 por nuk pranoi të japë më shumë detaje për shkak të privatësisë.

Ekspertët e shëndetësisë deklarojnë se kjo sëmundje kryesisht prek të moshuarit dhe personat me problem shëndetësore, ndërsa fëmijët kryesisht janë përhapës të virusit por në përgjithësi ata e kalojnë butë nëse sëmuren.

Ndërkohë që nga 45 mijë rastet pozitive në Kinë më 11 shkurt, vetëm një humbje jete u shënua nën moshën 20 vjec, dhe nuk kishte raste mes fëmijëve nën moshën 10 vjece.

Nga 731 raste të konfirmuara dhe 1 421 të dyshuara të fëmijëve ne Kine, vetëm një fëmijë 14 vjec humbi jetën, sipas një studimi që pritet të publikohet në qershor nga gazeta e Pediatrisë.

Ndërkohë një raport i publikuar të mërkurën nga Qendra amerikane për kontrollin e sëmundjeve dhe parandalimin e tyre tregon se në SHBA 20% e të shtruarve me COVID janë të rinj të moshës 20-44 vjec.

Anthony it ha CNN se kishte qenë e ëma e Emmas që kishte dashur të bënte publike historinë e vajzës së saj me qëllim që njerëzit të ndërgjegjësohen.

“Po e provojmë në lëkurë sa e vështirë është.- tha ai – Cdo kush thoshte se nuk prek të vegjlit por ja një 12 vjecare po lufton me jetë. Njerëzit duhet të praktikojnë distancimin social. Duhet të kujdesen për fëmijët e tyre. Duhet ta marrin seriozisht”

- Advertisement -
Google search engine

Get in touch

0FollowersFollow
3,870FollowersFollow

Recent Posts

Most Popular

Ky eshte njeriu më i pasur në Kinë, nuk do ta besoni cili eshte...

Kina tashmë ka një biznesmen te ri që kryeson listën e më të pasurve dhe ai shet ujë të ambalazhuar. Zhong Shanshan e krijoi kompaninë...

Dikush po paguan borxhet e fukaranjve, por askush nuk e di njeh. Flet shitesja...

Një njeri i panjohur po ua paguan borxhet të varfërve në Tuzla, të Turqisë por askush nuk po e gjen se kush është ky...

Hyn në fuqi vendimi! Fillon rritja e pensioneve (Kategoritë qe përfitojnë)

Nga dita e mërkurë, 1 prill, qeveria ka vendosur që të gjitha pensionet rriten në masën 2.3 për qind. Këshilli i Ministrave ka miratuar...

“Vendi me i varfer ne Evrope qe po ndihmon Italine”, Ndihma e mjekëve shqiptarë...

Nisja drejt Italisë, një nga vendet më të prekura në botë nga pandemia e koronavirusit, e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë, ka tërhequr sot...

Kush përfiton para cash nga “Paketa e Shpëtimit”, procedurat që duhet të ndiqen

Qeveria ka bërë tashmë publike në Fletoren Zyrtare se si do të përfitojnë bizneset e vogla, personat me ndihmë ekonomike dhe ata që ...