Vlera minimale e qirase sipas Tatimeve

0
2810

Vlera minimale per qirate per ndërtesat që përdoren për qëllime banimi dhe biznesi në Tirane dhe qytete te tjera të vendit. Qeraja per dyqanet dhe apartamentet formula dhe referenca

Per nje dyqan ne Tirane: Vlera minimale mujore, për metër katror sipërfaqe ndërtese të dhënë me qira, është e barabartë me 0.3 për qind të çmimit të shitjes së saj. Për  1m2 sipërfaqe  për  dyqan  mallrash  apo  shërbimesh,  vlera minimale  e qirasë mujore është 2 (dy) herë më e lartë se vlera minimale e qirasë mujore për 1m2 sipërfaqe të apartamenteve të banimit, sipas zonave të Tiranës.

Formula se si përllogaritet qiraja minimale që do të njihet nga Tatimet, përcakton vlerën në lekë për çdo metër katror dhe kjo e fundit do të shumëzohet me sipërfaqen që ka ndërtesa. Për shembujt qeveria i referohet gjithmonë çmimit të apartamenteve, sepse edhe përllogaritja e çmimit mesatar të ndërtimit që merret si referencë në formulë, bëhet nga Enti i Banesave. I njëjti çmim do të jetë si referencë edhe për kontratat ekzistuese të qirave, që janë tashmë të deklaruara. Ministria e Financave sqaroi se kjo nuk do të aplikohet për apartamentet e banimit të dhëna me qira, por ligji i qeverisë nuk përjashton këtë kategori, duke shtirë fuqinë e tij juridike edhe në këtë pjesë. Kjo, pasi të gjithë ata që paguajnë për të ardhurat nga qiratë, do paguajnë në bazë të këtyre referencave në masën 15 për qind.

REFERENCAT

Publikohen referencat minimale të qirave për ndërtesat dhe apartamentet në gjithë vendin, sipas hartës së çmimeve mesatare të ndërtimit të publikuara dhe të miratuara nga qeveria vitin e kaluar.

“Për dhënien me qira të ndërtesave që nuk janë apartamente banimi, në qytete të tjera, vlera minimale e qirasë mujore për 1m2 sipërfaqe ndërtimi përcaktohet si më poshtë vijon: Për 1m2 sipërfaqe për dyqan mallrash apo shërbimesh, vlera minimale e qirasë mujore është 1.5 (një pikë pesë) herë më e lartë se vlera minimale e qirasë mujore për 1m2 sipërfaqe të apartamenteve të banimit”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Për Tiranën, vlera minimale e qirasë mujore është 2 herë më e lartë se vlera minimale për 1 m2 sipërfaqe. Koeficienti me të cilin do të shumëzohen çmimet e shitjes së një apartamenti është vendosur 0.3 për qind, pas një diskutimi dhe vlerësimi paraprak nga ana e Tatimeve.

“Në asnjë rast, vlera e dhënies me qira të ndërtesës, sipas pikës 1 të këtij vendimi, nuk do të jetë më e vogël se vlera minimale e qirasë, e përcaktuar në këtë vendim. Vlera minimale mujore për metër katror sipërfaqe ndërtese të dhënë me qira është e barabartë me 0.3 për qind të çmimit të shitjes së saj, e përcaktuar në udhë-zimin e Këshillit të Ministrave, ‘Për miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave”, që miratohet çdo vit’”, thuhet në vendimin e qeverisë. /Panorama/

Previous articleKontrata e qerase shembull
Next articleVlera minimale e qirase ne Tirane