Një kompleks me qindra vila luksoze në Turqi po rrënohet pasi askush nuk ka interes që t’i blejë, ndërsa kompania që i ka ndërtuar ato, ka falimentuar.
Këto Vila janë ndërtuar në disa kodra të bukura në rrethina frymëzuar nga Disney. Megjithatë këto 732 vilat në rajonin Bolu kanë mbetur të pa shitura, edhe pse ngjajnë me kështjellën e famshme Nojshvajnshtajn.
Një vilë kushton afërsisht 500 mijë euro. Por kriza ekonomike turke ka bërë që blerësit të qëndrojnë larg tyre.
Projekti kishte për qëllim të joshte blerësit e vendeve arabe, të cilët në vend që të largoheshin për në Europë, të kishin një vilë me stil në Turqi.