Vila 500 mijë euro, kompleksi i vilave luksoze po rrënohet pasi askush nuk i blen

0
1128

Një kompleks me qindra vila luksoze po rrënohet pasi askush nuk ka interes për t’i blerë, ndërsa kompania që ka ndërtuar vilat ka falimentuar.

Vilat ndodhen në Turqi dhe janë ndërtuar në disa kodra të bukura në rrethina frymëzuar nga Disney. Megjithatë 732 vilat në rajonin Bolu kanë mbetur të pa shitura, edhe pse ngjajnë me kështjellën e famshme Nojshvajnshtajn.

Një vilë kushton rreth 500 mijë euro. Por kriza ekonomike turke ka bërë që blerësit të qëndrojnë larg tyre.

Projekti kishte për qëllim të joshte blerësit arabë, të cilët në vend që të largoheshin për në Europë, të kishin një vilë me stil në Turqi.

Pas vitesh të tëra rritje, Turqia është zhytur në krizë dhe viti 2019 parashikohet të jetë vit recesioni.