U zgjodh personazhi vitit, Flor Mumajesi ia heq vetes çmimin dhe bën gjestin e madh

0
1218

Kantautori Flori Mumajesi është zgjedhur Personazhi i Vitit nga Revista Class.

Ndonëse ka falenderuar votuesit, Flori “ia ka hequr” vetes këtë çmim duke pohuar se ka vetëm një emër që meritonte të ishte i nominuar dhe fitues: ELVIS NAÇI.

“Personalisht për mua ka vetëm një emër i cili e meritonte të ishte i nominuar dhe fitues nga të gjitha portalet dhe mediat, Elvis Naçi”, shkruan kantautori.

Elvisi, së fundmi, përmes emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët” bashkë me Ilir Hoxhollin e Sidrit Bejlerin kanë realizuar nisma të jashtëzakonshme që lidhen jo vetëm bamirësinë por shpëtimin e jetëve, duke u shndërruar në misionarë të vërtetë e duke shpërndarë kështu mesazhe kuptimplota anembanë botës, kudo ku ka shqiptarë.

Previous articleA janë të lumtur çiftet që postojnë shpesh në rrjetet sociale, ja ç’ka zbuluar studimi i fundit
Next articleEmocionuese: Ushtarakja shqiptare kthehet në shtëpi pas 6 muajve, reagimi i djalit të saj 2 vjeçar