Tulipanët “rrëmbejnë” mbi 1 mln turistë në Holandë – Parashikimi: Pritet të shpenzojnë rreth 300 mln euro

0
818

Më shumë se 1 milionë turistë të huaj pritet të vizitojnë Holandën në fundjavën e Pashkëve, duke shënuar kështu një rekord, tha të enjten Byroja Holandeze e Turizmit.

Drejtori i Byrosë, Jos Vranken tha se parashikohet që vizitorët të shpenzojnë rreth 300 milionë euro. Shumë prej tyre preferojnë atraksione turistike si muze apo site të tjera kulturore, por në muajin prill, fushat e tulipanëve në Keukenhof në Hagë “rrëmbejnë” gjithë vëmendjen e turistëve.

Por, janë pikërisht këta të fundit që po sjellin në njëfarë mënyre edhe shkatërrimin e tyre, për shkak të fotografimit për t’i shpërndarë më pas edhe në rrjetet sociale.

Por, ndërsa adhuruesit e luleve dhe fotografitë që ata ndajnë në rrjetet sociale janë reklamë falas për turizmin e vendit, industria e këtyre luleve po ‘dëmtohet’ pa dashje prej tyre. Kjo, pasi njerëzit preferojnë të zhvendosen në brendësi të fushave për të shkrepur fotografi, duke i dëmtuar në këtë mënyrë ato.

Fermerët herë pas herë kanë bërë tentativa për t’i orientuar turistët që të shkrepin fotografi buzë fushave me tulipanë, pasi sipas tyre po i rrënon lulet unike të vendit.

Previous articleTaksat e reja në sektorin e ndërtimit, pse çmimet nuk ulen
Next articleCilat janë vendet më të mira për të investuar në ‘Real Estate’?!