Tëmeti i forte ne Kroaci, qindra banesa të dëmtuara (VIDEO)

0
2430

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.4 is shkallës Rihter ka goditur kryeqytetin kroat, Zagrebin në orët e para të mëngjesit, raporton Reuters.

Nga raportimet e para nuk ka njerëz të lënduar, por ka patur shumë dëme materiale, pasi janë dëmtuar një numër i madh ndërtesash, duke i lënë njerëzit në rrugë.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare Evropiane (EMSC), tërmeti ishte 5.3 i shkallës Rihter, i pasuar nga një tjetër me magnitudë 5.1.

Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozinoviç u bëri thirrje përmes llogarisë së tij në Twitter njerëzve në rrugë për të mbajtur distancën midis tyre, ndërsa vendi po lufton me përhapjen e koronavirusit.

Previous articleTrump njofton zbulimin e kurës kundër koronavirusit: Të futet në përdorim menjëherë, lëvizni shpejt
Next articleBE e braktisi, Italia i kërkoi ndihmë Rusisë . 9 avionë ushtarakë me ndihma drejt Italisë