Taksa vendore mbi biznesin e vogël
Çdo subjekt që kryen një biznes, përmes të cilit qarkullojnë gjatë vitit fiskal, të ardhura vjetore bruto (qarkullim) më të ulëta ose të barabarta me 8.000.000 (tetë milionë), është subjekt i detyrimit për të paguar tatimin e thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël.
Subjektet me qarkullim nga 0 deri në 2 milionë lekë, paguajnë 0 lekë në vit tatim të thjeshtuar mbi fitimin.
Subjektet me qarkullim vjetor nga 5 deri në 8 milionë lekë në vit paguajnë 7.5% të fitimit të tatueshëm, si tatim të thjeshtuar të tatimit mbi fitimi
Tarifat dhe Taksat e përkohshme
Këshilli bashkiak ose komunal, në rastet kur e sheh të nevojshme, mund të vendosë taksa dhe tarifa me karakter të përkohshëm, të cilat janë në interes të përbashkët të popullsisë që jeton në territorin nën juridiksionin e bashkisë apo të komunës.
Nga këto mund të përmendim Tarifën e pastrimit, Taksën e infrastrukturës arsimore të cilat ndryshojnë në varësi të biznesit etj..
Këtu keni detaje të mëtejshme për Tarifat dhe Taksat për tiranen