Numri i jeteve te humbura në 24 orët e fundit në Spanjë nga koronavirusi është rritur në krahasim me ditën e djeshme.
Ministria spanjolle e Shëndetësisë rapoton 462 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi brenda 24 orëve duke e bërë këtë ditën më vdekjeprurëse për Spanjën që prej shpërthimit të pandemisë.
Deri tani në shtetin spanjoll janë 33,089 pacientë të infektuar, ndër ta 2,355 pacientë janë nën kujdes intensiv dhe 2182 të vdekur.
Nga ana tjetër, 3 355 pacientë me Covid-19 janë rikuperuar dhe janë liruar nga spitali.
Specialistët e shëndetit presin që kulmi i numrit të infektimeve të arrijë në fillim të prillit dhe më pas do të kemi rënie të tyre. /