Të gjithë e dimë sa shumë konkurrencë ka në fushën profesionale. Në këtë fushë shihet mjaft mirë se të gjithë janë aty për qëllime personale, nëse doni të ecni përpara me biznesin tuaj duhet të tregoheni të “pamëshirshëm”. Suksesi i biznesit tuaj është i lidhur ngushtë me krijimin e lidhjeve të forta, gjë e cila mund të dojë muaj e vite për tu ndërtuar. Këto tre hapa do t’ju ndihmojnë në arritjen e krijimit të lidhjeve të forta të biznesit tuaj.
- Filloni online
Sa më shumë që bizneset moderne pozicionohen online, nuk ka vend më të mirë se interneti për të krijuar lidhje të forta me profesionistë të tjerë biznesi. Aq më tepër nëse ju keni një faqe web e dëshironi të qëndroni të informuar, gjë e cila mund të jetë tepër e vështirë pa ndihmën e të tjerëve në këtë industri.
- Merrni pjesë në rrjete eventesh
Edhe qytetet më të vogla janë pjesë e rrjetit të eventeve. Drekat e biznesit, konferencat si dhe evente të ndryshme të tjera janë perfekte për të krijuar komunitetin lokal të biznesit tuaj. Konsiderojini me rendësi këto evente sepse njohjet që iu mundësojnë nuk do të arrini ti krijoni as në internet.
- Mos lini pas dore asgjë që keni ndërtuar
Biznesmenët zakonisht janë shumë të zënë. Shumë njerëz ofendohen kur emailet e tyre apo thirrjeve të tyre telefonike dikush i përgjigjet me nxitim, gjë e cila është e kuptueshme. Por pavarësisht angazhimeve të shumta, ju duhet të merrni pak nga koha juaj e ti përgjigjeni të gjitha telefonatave të pa përgjigjura. Është e gabuar të fokusoheni vetëm te lidhjet dhe kontaktet e reja sepse në këtë mënyrë do të humbisnit ato të vjetrat. Përpiquni ti kushtoni nga pak kohë të gjithë kontakteve tuaja.
V.H/SCAN