Si te hapim nje biznes – manual per te rinjte

0
1343

Si të nisni biznesintuaj Paketë për vetëpunësimin e të rinjve

A zotëroni gjithçka që nevojitet për t’u vetëpunësuar? Ç’kuptojmë me vetëpunësim? A është vetëpunësimi zgjedhja e duhur për ju?

Krijimi i ideve të biznesit. Kërkimi i informacionit dhe krijimi i rrjeteve. Analiza e tregut. Burimet njerëzore . Shpenzimet fillestare dhe raportet e të ardhurave. Financimi. Burimet e financimit. Burimet e menaxhuese. Plani i biznesit. Si të shkruani planin e biznesit

Shtojca: 

  • Mjetet për vetëvlerësim.
  • Shembull i një plani biznesi.
  • Fjalorth i termave të biznesit
  • Lista e burimeve të Internetit.

Parathënie  Ky manual është hartuar për të shoqëruar instrumentin “Sitë ngrini biznesin tuaj: Aftësitë vetëpunësuese për të rinj – manual dhe paketë përmoderatorët. Ai jep shembuj sipas kushteve tëvendit, për të forcuar aftësitë vetëpunësuese të të rinjve.  Manuali fokusohet tek të gjithë të rinjtë apo tek një grup i veçantë prej tyre. Karakteristikat e audiencës– Të përzgjedhin metodat më të mira drejtuese, shembuj dhe aktivitete duke patur parasysh gjininë, moshën, nivelin e arsimit, aktivitetin që kryejnë të rinjtë(studentë, punëkërkues, punëtorë).

Përmbajtja – Të identifikojnë nëse të gjitha temat dhe seancat përshtaten si me rrethanat kombëtare ashtu edhe me nevojat e grupit të synuar. Kjo do të çojë në një lloj rishikimi, të nevojshëm për ta bërë përmbajtjen më tëpërshtatshme, duke përfshirë ndonjë temë apo seancë që duhet shtuar. Gjithashtu tëidentifikojnë shembuj lokalë që mund të ndërthuren me versionet e zakonshme në Manualin e Përdorimit. Të vetëpunësohesh mund të jetë shumëfitimprurëse si në planin personal ashtu edhe në atë financiar. Megjithatë, shumë të rinj edhe pse kanë ide biznesi të shkëlqyera, kanë vështirësi për hartimin e një plani biznesi apo fillimin e një produkti apo shërbimi. Gjithashtu, ngritja e parave për financimin e një biznesi mund të jetë e vështirë, veçanërisht nëse personi që synon tëvetëpunësohet nuk ka ndonjë të dhënë për aftësitë paguese apo ka përvojë pune të kufizuar. Megjithatë ka shumë shembuj të të rinjve të cilët drejtojnë biznese të sukseshem.

Për çfarë shërbenkyManual  Synimi i përgjithshëm i këtij manuali është tëudhëzojë të rinjtë për të eksploruar mundësitë evetëpunësimitdhe të kuptojnë hapat që duhet tëndjekin për fillimin e një biznesi.

Mënyra e përdorimit të Manualit Ky Manualpërmban gjashtë kapituj. Sekuenca dhe përmbajtja përmblidhet në diagramën e mëposhtme. Proçesi i të mësuarit fillon me vetë-vlerësimin e pikave të forta dhe të dobëta në lidhje me një paketë të aftësive dhe qëndrimeve; ai vazhdon me tej me disa këshilla mbi mënyrën se si të krijojmë idera biznesi, të vlerësojmë realizueshmërinë e tyre dhe të hartojmë një planbiznesi..

Shkarko manualin ketu

Previous articleBiznesi i vogel pagesa dhe deklarimi
Next articleKontrata e qerase shembull