Nëse nuk keni ende një llogari në Instagram, për të reklamuar biznesin tuaj, atëherë, bëni mirë të keni ndonjë arsye të mirë për t’u justifikuar. Ju mund të shisni çdo lloj produkti fizik, nëse keni dyqane, por nëse doni që njerëzit të njohin markën tuaj, atëherë është koha të keni patjetër një llogari në rrjete sociale. Instagrami është një rrjet social tepër i njohur për t’u injoruar. Është në duart e blerësve tuaj, gjatë gjithë kohës, nëpërmjet telefonave të tyre, kudo që ata shkojnë.
Instagram është pjesë e jetës sonë tani dhe madje për shumë biznese, është jetësore. Juaji mund të jetë një prej tyre. Që do të thotë që keni nevojë për një strategji marketingu të Instagram-it, e cila duhet të jetë mjaft e mirë. Më poshtë, ju vijmë në ndihmë me disa këshilla për të marrë sa më shumë përfitime nga Instagram.
Së pari, është thelbësore të arrini të njihni audiencën tuaj, pa marrë parasysh se çfarë marketingu ju prodhoni. Ju mund të krijoni një fushatë shumë të bukur në Instagram, por nëse nuk i drejtohet blerësit që ju synoni, atëherë nuk ka asnjë vlerë. Merrni kohë për të gjetur se kush është audienca juaj ekzistuese, dhe mendoni se çfarë dëshirojnë ata të marrin prej jush.
Por, si mund të mësoni më shumë për auditorin tuaj? -Provoni Instagram Insights!
Ky mjet ofron disa njohuri interesante për gjithë ndjekësit e llogarisë tuaj. Informacione të cilat lidhen, se sa herë është vizituar llogaria juaj në Instagram, sa shpesh, apo sa ‘pëlqime’ keni marrë dhe shumë informacione të tjera të kësaj kategorie. Gjithashtu, ju mund të informoheni rreth vendit se nga vijnë ndjekësit tuaj, moshën e tyre dhe gjininë.
Së dyti, është tepër e rëndësishme të kuptoni se marketingu i mediave sociale nuk është një justifikim për të bllokuar ndjekësit tuaj ‘me asgjë tjetër’, përveç produktit që ju ofroni. Është jetësore që të përpiqeni të komunikoni me ta sa më shumë që të jetë e mundur, duke marrë në konsideratë dhe reagimet e tyre, pasi në këtë mënyrë mund të ndërtoni një imazh më të mirë për markën tuaj.
Përdorni hashtagët përkatës. ‘’Hashtags’’ ju ndihmon “të organizoni dhe kategorizoni imazhe dhe përmbajtje video” për të gjetur më lehtë produktin. Janë një mënyrë e thjeshtë për të etiketuar përmbajtjen tuaj, për ta bërë më të lehtë, për tu gjetur nga të tjerët.
Gjithashtu, një strategji mjaft e vlefshme është ajo e njohjes se kur është koha e përshtatshme për të postuar. Një sondazh i kohëve të fundit zbuloi se koha më e mirë për të postuar në Instagram është midis orës 17:00 -19:00 pasdite. Nuk do ishte keq një hulumtim i vogël për të kuptuar se çfarë funksionon më mirë për ju. Monitoroni postimet tuaja dhe konkurrentët tuaj, në mënyrë që të të arrini të përcaktoni një orar optimal postimi për llogarinë tuaj.
Nëse je një përdorues i Instagram-it, tashmë e di për veçoritë e ‘Stories’. Për ekspertët e marketingut kjo është një formë perfektë sesi mund të përcjellin një mesazh, duke mos u kushtëzuar vetëm me një foto, por duke renditur disa foto rresh njëra pas tjetrës.
Përfitoni nga kjo mundësi për të krijuar një stil të ndryshëm përmbajtjesh, pasi në këtë formë i mbani ndjekësit tuaj gjithmonë të ‘’karikuar’’ duke rritur kështu probabilitetin që t’i ndajnë ‘’Story-t’’ tuaj, me miqtë e tyre. Mos harroni se është tepër e rëndësishme që përmbajtja të jetë sa më interesante.
Së fundmi, është shumë e rëndësishme që të punoni me influencues të njohur. Këta influencues janë VIP të industrisë, dhe fjala e tyre ndikon shumë tek blerësit. Nëse jeni duke u përpjekur për të ndërtuar praninë tuaj Instagram ose për të bërë bum shitjesh, miratimi i tyre është pikërisht ajo që ju nevojitet. Për ta bërë këtë, së pari duhet të identifikoni njerëzit e duhur, pasi kështu mund të fitoni edhe më shumë ndjekës.
Elefteria Zguri/ SCAN