Si merren certifikatat online tek E-Albania (Video)

0
6545

Certifikatat personale dhe ato familjare tashmë merren onlinë, s’ka më radhë në zyrat e Gjendjes Civile.
Radhët për tu pajisur me certifikatë ka qenë një nga problemet dhe ankesat e qytetarëve. Ky dokument, i cili kërkohej në çdo zyrë shtetërore, tashmë me reformën dhe kalimin onlinë të këtij dokumenti nuk është më i domosdoshëm, pasi zyrat shtetërore kanë për detyrë që këtë dokument ta nxjerrin vetë. Madje qytetarët mund ta printojnë edhe vetë onlinë certifikatën, pa pasur nevojë të shkojnë në zyrat e Gjendjes Civile. Në uri9min për një ditë të mbarë, kryeministri Edi Rama ka sjellë pamjet dje dhe sot, të radhëve të qytetarëve në zyrat e Gjendjes Civile.

Shërbimi elektronik “Certifikatë personale” ju mundëson të shikoni dhe verifikoni të dhënat personale, duke marrë ekstrakt nga Regjistri i Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, në formën e certifikatës personale.

Dokumentacioni i nevojshëm
– Dokument identifikimi : Kartë Identiteti ose pasaportë biometrike ( i nevojshëm për t ‘u loguar në portal)

Hapat e procedurës
– Identifikohuni si qytetar në portalin e-albania
– Zgjidhni shërbimin “Certifikatë personale”
– Klikoni butonin “Përdor”

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Menjëherë

Kostot
Pa pagesë

Previous articleDrejtoria e Tatimeve thirrje bizneseve: Keni afat deri në 12 shkurt për të deklaruar…
Next articleFirma me zero lek po ndërtojnë pallate milionëshe në Tiranë