Ligji per Sigurimet shoqerore Si llogaritet pagesa për raportet mjekësore dhe për lejet e lindjes 2017
Si llogaritet pagesa për raportet mjekësore dhe për lejet e lindjes?
Ligji per sigurimet shoqerore. Llogaritja e këtyre përfitimeve është e njëjtë si me ligjin e vjetër me përjashtim të faktit që bazë për llogaritje do të merret paga neto dhe jo bruto, si me ligjin e vjetër. E reja në këto lloj përfitimesh është fakti që nuk merret për barrëlindje paga e vitin të fundit kalendarik por paga e 12 muajve të fundit nga momenti I lindjes së të drejtës si dhe që për përiudhat që nuk ka paga merret paga minimale duke rezultuar në një përfitim më të drejtë dhe më të lartë për gratë që kanë periusha të pambuluara me sigurime. E njëjta gjë edhe për pagesat e raporteve mjekësore duke dhënë përfitime me të mira se ligji i mëparshëm përsa i përket periudhave të pambuluara.
Baza ligjore per raportet mjekesore:
Neni 20; 21; 22; 23; 24; 25, i Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
Rregullore nr. 37, e ISSH-së, datë 23.12.2004 “Për caktimin, administrimin dhe pagesën e përfitimeve afatshkurtëra”;
Rregullore nr. 494, e ISSH-së, datë 05.10.1993 “Për lëshimin e raporteve për paaftësi të përkohëshmë në punë”.
Kushtet e përfitimit te raportit mjeksor:
Pagesë për paaftësi nga sëmundjet përfitojnë vetëm të punësuarit;
14 ditëshi i parë paguhet nga ana e subjektit ku punon përfituesi;
Mbi ditën e 14-të të raporteve, të cilat jepen nga Komisioni Mjeko-Ligjor (KML), raportet paguhen nga sigurimet shoqërore. Por gjithmonë llogaritjet bëhen nga subjekti;
Raporti mjekësor paguhet deri në 6 muaj gjithsej, duke përfshirë dhe pagesën prej 14 ditësh.
Dokumentacioni per raport mjeksor:
I punësuari duhet të dorëzojë pranë subjektit ku punon këto dokumenta:
Raportet mjekësore;
Librezën e punës;
Formularin e bazës së vlerësuar të vitit paraardhës. (Ky dokument plotësohet nga sektori i financës së subjektit);
Sektori i financës së subjektit, mbështetur në dokumentat e pikës “a”, plotëson formularin tip-Listëpagesë e përfitimeve afatshkurtra, dhe e dërgon atë në ALSSH-në, ku ka aktivitetin subjekti;
ALSSH pasi kontrollon dhe verifikon dokumentat e sjella, i kalon pagesat në llogarinë personale të përfituesit, ose në llogarinë e subjektit.
Masa e përfitimit te raportit mjeksor:
70% e mesatares ditore të bazës së vlerësuar të vitit të fundit kalendarik, kur i siguruari ka deri në 10 vjet periudha sigurimi;
80% e mesatares ditore të bazës së vlerësuar të vitit të fundit kalendarik, kur i siguruari ka mbi 10 vjet periudha sigurimi.
Baza e vleresuar mesatare per pagen minimale mujore 22.000 leke per 22 dite pune, eshte paga netto ditore minimale dhe eshte 888 qe llogaritet si diferenca e 1000 (nje dite pune bruto) – 112 (totali i kontributeve te punemarresit per nje dite)