Cristiano Ronaldo ka pranuar një gjobë prej 18.8 milion eurosh dhe një denim të pezulluar dyvjeçar, pas akuzave për evazion fiskal në Spanjë.
Ish-sulmuesi i Real Madrid, 33 vjeç, u paraqit në gjyq në kryeqytetin spanjoll këtë mëngjes.
Ndërkombëtarja portugeze tashmë kishte rënë dakord për një marrëveshje për të paguar gjobën pas pranimit të fajësisë vitin e kaluar ndaj akuzave të ngritura nga prokurorët e shtetit spanjoll dhe autoritetet tatimore.
Ylli i Juventusit dukej i qetë kur erdhi në gjykatë duke qeshur me të fejuarën e tij Georgina Rodriguez, madje duke nënshkruar një autograf gjatë rrugës se tij.