Gjithnjë e më shumë, të rinjtë dhe shumë profesionistë nga Ballkani Perëndimor po kërkojnë një jetë më të mirë duke shkuar në lindje – duke zgjedhur për vende si Republika Çeke, Sllovakia dhe Polonia. Ndërsa shumë mjekë, infermierë dhe profesionistë të tjerë të mjekësisë gjejnë punë në Gjermani dhe Austri, shumë profesionistë të tjerë po drejtohen drejt vendeve të ish-bllokut lindor, ku po rriten me shpejtësi industritë e kujdesit ndaj klientit dhe telekomunikacionit.
Pas rënies së komunizmit, ekonomitë e ish-Çekosllovakisë dhe Polonisë u larguan nga tregjet e ish-bllokut lindor dhe filluan të kërkonin mundësi të reja biznesi në ekonomitë më të zhvilluara të botës.
Anëtarësimi në BE ka përmirësuar pozicionin e këtyre vendeve në tregun ndërkombëtar dhe gjithnjë e më shumë kompani ndërkombëtare vendosin të krijojnë degë në Republikën Çeke, Sllovaki dhe Poloni. Sipas Eurostat, Polonia regjistroi rritjen e dytë më të lartë ekonomike midis 2006 dhe 2016 midis vendeve të BE (rritja mesatare prej 3.5% në vit), pasuar nga Irlanda (3.4%) dhe Sllovakia (3.1%).
Në krahasim me dy destinacionet më të mëdha, të tilla si India ose Kina, Republika Çeke, Sllovakia dhe Polonia ofrojnë cilësi më të mirë të produktit, një ambient më të zhvilluar biznesi, afërsinë e Europës Perëndimore dhe punë shumë të kualifikuar.
Ndër të tjera, në qytetin e Brno të Çekisë të presin kompani të mëdha nderkombëtare, të tilla si AT & T, Lufthansa dhe Red Hat; Bratislava – Dell, IBM dhe Henkel; Krakoë – Motorola, ComArch dhe Phillip Morris.
Prania e kompanive multinacionale nxit zhvillimin e këtyre vendeve. Shifrat tregojnë se Republika Çeke regjistron shkallën më të ulët të papunësisë midis vendeve të BE këtë vit (2.9%), me Poloninë në vendin e gjashtë me 4.8% dhe Sllovakinë me 7.3%.
Vendet e Ballkanit Perëndimor, nga ana tjetër, kanë luftuar me papunësi të lartë për vite me radhë. Rrethanat e trazuara politike dhe shoqërore të vendeve të pasluftës e kanë komplikuar tranzicionin në ekonominë e tregut dhe investimet e kufizuara të huaja.
Në raportin e fundit për “Tendencat e Tregut të Punës në Ballkanit Perëndimor 2017”, u vu në dukje se vendet e Ballkanit Perëndimor punësimi është rritur me rreth 300,000 vende pune midis 2010 dhe 2016 – një rritje me ndikim të kufizuar në shifrat totale të papunësisë në rajon.
Vlerësimet e Eurostatit vënë Kosovën dhe Bosnjë – Hercegovina në vendet e para me shkallë papunësie prej 33% dhe 28% respektivisht; Maqedonia ndjek me 26%, ndërsa Serbia, Mali i Zi dhe Shqipëria ndajnë një shkallë papunësie prej 17%.
Sipas Zyrës Qendrore të Punës, Çështjeve Sociale dhe Familjes në Sllovaki (UPSVAR), numri i emigrantëve nga Bosnjë – Hercegovina në Sllovaki në vitin 2017 është gati shtatë herë më shumë se dy vjet më parë.
Numri i emigrantëve nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor po rritet gjithashtu, duke përfshirë edhe Shqipërinë, e cila duke u krahasuar me vendet e Ballkanit (Mal i Zi, Serbi, Bosnjë – Hercegovinë, Maqedoni) ka një interes më të ulët në këto vende, pavarësisht së ndër vite ka regjistruar përqindjen më të lartë të emigracionit në Europë, prej 43.6 për qind. Për vendet e tjera të Ballkanit kliko këtu.
E.Z/SCAN