Pas bilanceve dramatike, një lajm i mirë vjen nga Italia

0
2858

Një lajm i mirë vjen nga Italia. Një nga shumë të infektuarit me koronavirus është shëruar, pasi eshtë trajtuar me ilaçin eksperimental “Remdesivir”.

“Kemi pacientin e parë që është shëruar pasi është trajtuar me ilaçin eksperimental”, ka deklaruar Matteo Basetti, drejtori i klinikës infektive në spitalin San Martino në Genoa të Italisë.

Trajtimi i 79-vjeçarit kishte filluar më 7 mars, kurse gjatë dy testeve të bëra së fundmi për koronavirus ka rezultuar negativ.

Basetti njoftoi se pacienti së shpejti do të rikthehet në Lombardi. Ai theksoi gjithashtu se ka pacientë tjerë që janë duke u trajtuar me këtë lloj ilaçi, dhe se ata janë të kënaqur më rezultatin.

Nga ana tjetër ministria italiane e Shëndetësisë ka miratuar testimin në kafshë me vaksinën e parë kundër koronavirusit.

Vaksina testuese është zhvilluar në laboratorin e kompanisë “Takis”, dhe është vaksina e parë testuese në Evropë./