Miliarderët – ata janë si ne! Bill Gates, 63 vjeç, duke pritur në rradhë për të blerë një burger në Seattle

0
971

Bill Gates mund të jetë një nga njerëzit më të pasur në botë, por edhe ai do të duhet të presë në rradhë për një burger ashtu si ne të tjerët.

Miliarderi i dashuruar pas hamburgereave të linjës Dick’s Drive-In, u pa të priste ne rradhe si klientët e tjerë në Seattle gjatë fundjavës.

Magnati i biznesit amerikan me një pasuri prej 95.5 miliardë dollarë shihej duke veshur një triko të kuqe, pantallona gri dhe këpucë të zeza ndërsa priste me duart në xhepat e tij për rradhën e tij të Burgerit të dielën.

Fotografia e rastësishme e miliarderit u postua në Facebook të martën nga një ish-punonjës i Microsoft, Mike Galos.

‘Kështu sillen njerëzit e pasur të vërtetë!’ Fotoja e miliarderit që po pret në rradhë për burgerin e tij gjatë fundjavës është bërë virale pasi u postua në një faqe të grupit të Microsoft

Previous articleVila 500 mijë euro, Ky është kompleksi luksoz qe po rrënohet pasi askusht s’i blen
Next articleRonaldo pranon gjobën 18.8 milionë Euro me marrëveshje