Më shumë ndjekës, më shumë para. Sa fitohet nga Instagrami?

0
1494

‘Një referim i besueshëm i influencon njerëzit më shumë sesa mesazhi i transmetuar’, ka thënë Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebook dhe duket se ka shumë të drejtë.

Është një e vërtetë e pranuar universalisht se influencuesit fitojnë shumë para përmes Instagramit. Gjithçka që duhet është të kesh shumë followers, ndjekës, të marrësh emrin blogere, të jesh fotozhenike, të postosh foto nëpër vende të bukura, kryesisht vende plazhi me një produkt detoksi në duar dhe të bësh tage. Në varësi të ndjekësve, likeve, komenteve dhe reklamave do shtosh edhe llogarinë bankare.

Pra për të fituara para, duhet të kesh të paktën 3000 ndjekës që të fitosh vetëm nga postimet e tua, shpjegon krijuesja e faqes Tribe, Georgie Cavanagh, faqe që paguan influencuesit për të bërë reklamime, ajo ka më shumë se 20 mijë followers që nga fillimi kur krijoi faqen, dy vjet më parë. Pra, lind pyetja, sa para fiton ? Sipas Cavanagh, norma tipike shkon si më poshtë:

3 mijë deri në 10 mijë ndjekës = 75 $ deri në 150 $

10 mijë deri në 25 mijë = 150 $ deri në 220 $

25 mijë deri në 50 mijë = $ 220 deri në 350 $

50 mijë deri në 100 mijë= 350 $ – 500 $

Ata që kanë më shumë fitojnë 1,000 dollarë çdo javë falë Instagram-it. Megjithatë, shumica e “krijuesve” të tyre kanë më pak se 100,000 ndjekës dhe kështu për ata me më shumë, të ardhurat e tyre ka gjasa të jenë edhe më të larta. Është një investim i mirë, tha Cavanagh, duke shpjeguar se markat tani mund të arrijnë 20 herë më shumë konsumatorë duke paguar influencuesin me më pak sesa kur e publikojnë në media. “Deri tani, kemi qenë të kufizuar në reklama. Duhet të përqendrohemi në atë që na favorizon tani, Teknologjia. Cavanagh e vendos suksesin e marketingut influencues poshtë teorisë së referimit.

‘Mediat sociale përjetësojnë besimin midis nesh dhe njerëzve që nga ndjekin, në rastin tonë kur dikush që ndjeki na ofron një rekomandim, ka më shumë gjasa të na detyrojë të bëjmë blerjet që ato sugjerojnë. Cavanagh zbuloi gjithashtu se më shumë marka po i drejtoheshin mikro- influencuesve ose “influencuesve të përditshëm ” me këshilla e tyre duke i cituar si “të besueshme”. Tiranapost.al E.B

Previous articlePas shtrëngimit fiskal në Itali, bizneset italiane “dynden” në Shqipëri
Next articlePergjigjet e Lotarise Amerikane DV-2020