Luhatja qe ka pesuar euro eshte vertete alarmante! Monedha europiane eshte rikthyer ne trendin renes gjate kesaj jave teksa ka humbur 0.3 pike ndaj lekut.
Sipas bankes se Shqiperise aktualisht 1 euro kembehet me 123.09 perkundrejt mesatares se fillimvitit prej 124.6.
Euro pritet te zhvleresohet me tej gjate javeve dhe muajve ne vijim teksa do shtohet presioni i turizmit ne muajt e veres e shtimit te valutes nga vizitoret.
Nga renia e euros humbasin bizneset qe eksportojne dhe perfitojne tregtaret qe importojne mallrat e tyre, si edhe qeveria qe paguan me pak per borxhin e jashtem.