Kandidon për kryetar bashkie, Ardit Gjebrea ka dy fjalë për Erion Isain

0
723

Ditën e sotme, Partia Socialiste ka bërë publike listën e kanditatëve për të gjitha bashkitë e vendit, ku figuron edhe emri i aktorit të njohur dhe drejtorit të Teatrit të Kukullave, Erion Isait.

Erioni do të kandidojë si kryetar i bashkisë së Kolonjës dhe për këtë, ka marrë publikisht një mbështetje të madhe nga Ardit Gjebrea.

“Ukrainasit zgjodhën një aktor, komedian e regjisor si President të vendit, ndërsa Erion Isai po e nis nga vendi i origjinës. I mbarë qoftë rrugëtimi yt i sapo nisur!”- shkruan Arditi në postim.

I lumturuar nga këto fjalë, aktori ka falenderuar Gjebrean dhe e ka ripostuar foton e tij me mbishkrimin:

“Kur vlerësimi dhe mbështetja vjen nga Ardit Gjebrea, ajo është dyfish përgjegjësi. Faleminderit mik!”- janë fjalët e Erionit në foto.