“Italia do ju duket lule”, mjeku i njohur Tritan Kalo mesazh te forte për gjithë shqiptarët

0
8541

Situata që ka shkaktuar koronavirusi në vendin tonë savjen e behet akoma me e veshtire. Gjatë 24 orëve të fundit kane humbur jeten 3 persona, mes tyre një 43 vjeçar i cili nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër, që do të thotë ky virus nuk kursen edhe personat e shëndetshëm.

Pas kësaj situate të rënduar, mjeku infeksionist Tritan Kalo, i cili ndodhet në vijën e parë të stafit mjekësor, i cili përballet me këtë virus, ka dhënë mesazh për të gjithë shqiptarët.

“Jemi të izoluar në tre kate të ndryshme. NËSE MUNDENI transmetojeni këtë mesazh:

Ju bëj thirrje pjesës së popullit të padijshëm e të pandijeshëm, se me këtë mënyrë sjellje të pa përgjegjshme përkundrejt Covid-19, nuk do të jetë e largët dita kur Italia do t’ju duket lule. Ruajeni e duajeni vetveten tuaj, qëndroni në shtëpi që t’ju mbrojë e shpëtoj Mjeksia e Perëndija bashkë. JU LUTEM!!!” Dr. T. Kalo”, shkruan mjeku.

Previous article‘Italia po sheh dritë’/ Frenohet numri i infeksioneve dhe jeteve te humbura
Next articleGazetarja përlotet LIVE/ Doktoresha u lutet qytetarëve me lot në sy: Rrini në shtëpi, kur kthehem nga puna dhe sho..