Grupet më të mëdha në Shqiperi

0
1628

Dy dekada më parë, bizneset shqiptare ishin të vogla, të pastrukturuara me një menaxhim që më shumë nisej nga intuita sesa nga njohuritë dhe përvoja, në një treg që në atë kohë ishte i etur për gjithçka.

Sot shumë prej tyre, që u rritën mes vështirësive në vite, janë kthyer në grupe të fuqishme që qarkullojnë miliona dhe kanë stafe profesionale. Përvoja, krahas madhësisë dhe fuqisë financiare, u ka dhënë avantazh në një treg ku konkurrenca është shtuar ndjeshëm dhe shumë sektorë janë maturuar.

Më poshtë jepen grupet më të mëdha në vend, bazuar në të ardhurat e deklaruara të kompanive që janë pjesë e tyre.

 

Kastrati

Grupi Kastrati është tregtuesi më i madh i karburanteve në vend, ka aktivitet në fushën e sigurimeve dhe të tregtimit të automjeteve dhe së fundmi po diversifikon aktivitetin dhe në fushën e ndërtimit.

Dy kompanitë kryesore të grupit, Kastrati sh.a. (tregtuesi me shumicë i naftës) dhe Kastrati sh.p.k. (tregtuesi me pakicë), kishin të ardhura të kombinuara prej 57 miliardë lekësh, me rënie 11% me bazë vjetore (të ardhurat e kompanive të naftës shënojnë luhatje të mëdha nga viti në vit për shkak të ndryshimeve të çmimeve të naftës).

Operatori tjetër i tregtimit me shumicë të naftës, pjesë e grupit, Kaspetrol, ka rihyrë në listën e më të mëdhenjve, pas dyfishimit të të ardhurave, në 1.7 miliardë lekë. Edhe kompania tjetër e grupit, Auto Star Albania, përfaqësuesi zyrtar i Mercedes-Benz në Republikën e Shqipërisë, ka dyfishuar të ardhurat në 1.7 miliardë lekë, në vitin e parë të aktivitetit kur shumica e aksioneve kaloi në duart e grupit (në tetor 2015, Kastrati sh.a., bleu 75% të aksioneve të kompanisë. Në sigurime, Alb Siguracion ka zgjeruar të ardhurat me 32%, në 1.8 miliardë lekë.

 

SparBalfin

Grupi Balfin, me interesa në tregti me pakicë, qendra tregtare, ndërtim, turizëm, miniera, është më i madhi në vend.
Pjesë e Grupit Balfin janë Qendrat Tregtare TEG dhe QTU, kompania AlbChrome, Mane TCI, Green Coast Luxury Resort, Vala Mar Residences, Tirana Logistic Park, AgroCon Albania, si dhe rrjeti i dyqaneve Neptun në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni; Jumbo në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnjë; rrjeti i dyqaneve SPAR Albania, Fashion Group etj.

Pothuajse të gjitha kompanitë e grupit kanë shënuar rritje të të ardhurave në vitin 2016. Presidenti i Grupit, Samir Mane, thotë se ky ka qenë viti më i mirë i grupit deri tani. Të ardhurat e Grupit në Shqipëri në 2016-n ishin rreth 250 milionë euro, ndërsa në total arrijnë në rreth 600 milionë euro (jashtë vendit aktiviteti kryesor ështe në Vjenë, Maqedoni, Kosovë, Bosnjë – Hercegovinë etj.).

Kompania më e madhe e grupit është Albchrome, me xhiro 7.5 miliardë lekë në 2016-n, e ndjekur nga Neptun nga 6.7 miliardë lekë, Spar Albania me 3.5 miliardë lekë, RFZ Building (tashmë e bashkuar me Spar), me 2.34 miliardë lekë, Mane TCI 1.9 miliardë lekë. Për herë të parë në listën e 200 më të mëdhenjve është futur dhe Kid Zone, me 1.4 miliardë lekë të ardhura. Për të gjitha shoqëritë e grupit, që renditen në listën e 200 më të mëdhenjve, të ardhurat janë rritur me 28% në 2016-n. Përveç Shqipërisë, Grupi Balfin ka prezencë në rreth 10 shtete të botës.

 

AlbtelecomÇalik Group

Grupi turk, Çalik, që zotëron dy kompani të mëdha në vend, BKT e Albtelecom, është një ndër më të mëdhenjtë në vend dhe ka realizuar një xhiro të kombinuar prej rreth 27 miliardë lekësh në 2016-n.

 

 

 

Agna

Grupi Agna

Dy kompanitë kryesore të grupit, Agna sh.a. (shpërndarës produktesh dhe investues), Alfa sh.a. (ambalazhues i Pepsi, Ivi, 7Up, Lipton Ice Tea; prodhues i Glina dhe Spring; shpërndarës i Heineken, Amstel, Alfa Beers, Tsantali Wines dhe Shark Energy Drink), realizuan për vitin 2016 një xhiro prej rreth 21.4 miliardë lekësh, me një rritje prej 7.3% në raport me vitin e mëparshëm.

 

 

Infosoft GroupGrupi Infosoft

Kompanitë kryesore të Grupit Infosoft kanë realizuar në total një xhiro prej 21.4 miliardë lekësh në aktivitetin në Shqipëri, sipas të dhënave nga Tatimet, me rritje prej rreth 5%.

Aktiviteti i tij kryesor në Shqipëri përfshin Infosoft System, Infosoft Office, ITD, në fushën e teknologjisë së informacionit, si dhe kompanitë e shpërndarjes e tregtimit në segmentin FMCG, Inter Distribution Service, Interbrands dhe Inter Trade & Distribution. Në fund të vitit 2016, 49% të kuotave të ITD iu shitën grupit Balfin.

Previous articleZbulohet skema e evazionit të bizneseve italiane në Shqipëri
Next articleAvokat falas ne Shqiperi. Kriteret qe duhen permbushur