“Ethet e arit të ri” – Cili është metali i çmuar që ka vënë në kërkim 300 kompani në mbarë botën?

0
357

Minierat e Kobaltit nuk kanë qenë të kërkuara dekadat e fundit. Por disa ndërmarrje minierash kanë ngritur pretendime për të bërë kërkim në minierat në Idaho, Montana dhe Alaska, në kërkim të mineralit blu të argjendtë.

Ata po rrisin gjithnjë e më shumë interesin e tyre për kobaltin- një komponent kyç në bateritë litium-jon që fuqizojnë pajisjet elektronike dhe makinat elektrike. Në të kaluarën, furnizimi me kobalt varej nga tregjet për bakër dhe nikel, metale më të vlefshme që zakonisht janë nxjerrë së bashku me kobaltin.

“Por me çmimet e kobaltit në rritje dhe konsumin e parashikuar të rritet nga 8% në 10% në vit, statusi i tij si nënprodukt ka filluar të ndryshojë” -thotë George Heppel, analist i lartë në firmën kërkimore CRU Group në Londër.

Rreth 300 kompani në mbarë botën tani janë në kërkim për depozitat e kobaltit. Gjigandët e minierave të tilla si Glencore gjithashtu po rritin prodhimin në Republikën Demokratike të Kongos (DRC), vendi ku gjendet më së shumti kobalt në botë. Në SHBA, prodhimi i kufizuar i kobaltit filloi në 2014 për herë të parë në katër dekada.

“Minatorët si ne nuk kanë kërkuar kurrë për kobalt”-thotë shefi ekzekutiv Trent Mell – “ka shumë kobalt në botë. Si minatorë, ne jemi mbrapa.”

Çmimi për kile është rritur mbi 40 dollarë këtë vit, në krahasim me rreth 20 dollarë në fillim të vitit 2011.

E.T /SCAN