Eksperti financiar tregon mënyrën më të mirë për të kursyer para, pavarësisht sa e keni rrogën

0
832

Nëse po ndiheni të ‘tronditur’ nga borxhet e shumta me fillim të vitit të ri, nuk jeni të vetmit.

Eksperti i parave David ‘Kochie’ Koch beson se është tërësisht e mundshme ta kthjellni veten financiarisht, pavarësisht se ku filloni, transmeton Telegrafi.

Koch thotë se ka disa strategji të caktuara të cilat ju ndihmojnë të kurseni para.

Këshilla e parë që e jep ai është të krijoni një plan financiar. Posa ta keni një plan financiar, gjithmonë duhet ta rishikoni.

Në këtë mënyrë i monitoroni paratë tuaja se ku i shpenzoni dhe e shikoni se a janë të arsyeshme ato shpenzime.

Sa i përket kursimeve, Koch thotë se mënyra më e lehtë për të krijuar një shprehi të kursimeve është duke i kursyer në bankë 10 për qind të rrogës çdo muaj. /Telegrafi/

Previous articleGjeti 424 mijë dollarë, gjesti i shqiptarit bën jehonë në mediat amerikane
Next articleKini kujdes në bankomate kur të tërhiqni para, mos e bëni kurrë këtë gabim se “e hëngrët”