Cili do të jetë drejtimi i Euros ?

0
848

Euro ka shënuar përsëri ngritje ditët e fundit, edhe pse pati një rënie në pjesën e parë të javës së shkuar.

Nga kursit zyrtar i Bankës së Shqipërisë vërejmë se 1 euro u këmbye sot me 124.59 lekë, duke pësuar një rritje me me 0.38 lekë në raportin me fundin e javës së kaluar. Në 3 ditë euro u forcua me 0.71 lekë, pas rënies që pësoi me 1.69 lekë nga data 14 – 17 janar.

Ndërsa në datën 11 janar, euro u ngrit në nivelin më të lartë që nga fillimi i muajit tetori, duke shkuar 125.57 lekë.

Kjo luhatje shpjegohet nga ekspertët valutorë nga transaksionet tepër te mëdha të shit-blerjeve në valutë, duke shkakttuar luhatje të mëdha të kursit.

Aktorët e tregut pohojnë se rritja e euros ka ardhur si rrjedhojë e faktit që bankat e mëdha, kanë qenë aktive në këtë periudhë për blerjen e valutës, gjë që ka cuar në forcimin e euros.

Megjithatë, pritshmëritë për një rritje të vazhdueshme të euros mbeten të pakta. Aktorët e tregut pohojnë se oferta në euro vijon të jetë e lartë dhe kërkesa për të e dobët, ndërkohë që dhe qarkullimi i parasë vendase është i ulët.

Në 2018-n, euro arrititë shkonte nën 123 lekë, niveli më i ulët në një dekadë.

Previous articleRonaldo pranon gjobën 18.8 milionë Euro me marrëveshje
Next articleTaksat e reja në sektorin e ndërtimit, pse çmimet nuk ulen