Cilat janë vendet më të mira për të investuar në ‘Real Estate’?!

0
708

Deri në fund të vitit të kaluar, kompanitë që merreshin me ndërmjetësimin dhe menaxhimin e banesave arritën mbi 200 miliardë dollarë të ardhura ndërsa kompanitë komerciale të pasurive të patundshme arritën një vlerë prej 35 miliardë dollarësh. Ky është një tregues i qartë se investimi në pasuri të patundshme është rruga e duhur për ata që duan të sigurojnë fitime. Megjithatë, ka disa faktorë që duhet të merren parasysh përpara se të nisni një investim të tillë. Më poshtë ju rendisim 10 vendet më të mira për të investuar në pasuri të paluajtshme, në bazë të kostove mesatare të pronave, turizmit, sigurisë, rregullave ligjore, stabilitetit ekonomik dhe kushteve mesatare të motit.

Vendi i parë në listë, renditet Australia, pasi ju lejon të merrni kohë për të analizuar ligjet dhe rregulloret e tyre. E vetmja pengesë për investimin e pasurive të patundshme në Australi është se ndryshe nga Kanadaja, ajo është e vendosur më larg nga vendet me investitorë potenciale ekonomikë të tilla, si Shtetet e Bashkuara.

Meksika- Besojeni apo jo, folësit e rrjedhshëm të spanjishtes kanë mundësi të përsosur për të fituar para nga investimi në tregun e pasurive të patundshme meksikane. Vendi aktualisht mban një sipërfaqe të madhe toke gjatë bregdetit, e cila mund të shërbejë si një minierë ari e mundshme për investime në pasuri të paluajtshme. Gjithashtu sistemi ligjor meksikan, u ofron të huajve një dhuratë të rrallë të quajtur ‘fideicomiso’, e cila është një besim që i jep investitorëve, të drejtën e pronësisë së pronës afër plazheve ose kufijve pa rrezikuar të ndëshkohen apo cënohen.

Franca është një vend tjetër me një rregullore ligjore të favorshme për të huajt. Financimi brenda vendit ka norma interesi të ulëta të huave dhe ofron kredi të lartë ndaj vlerave. Disavantazhi kryesor i investimeve të pasurive të patundshme në Francë, është se çmimet e pronës mund të jenë të paqëndrueshme dhe të luhaten në intervale.

Republika Domenikane – Dilema e madhe e Republikës Domenikane është mosbalancimi i madh midis cilësisë së jetesës dhe kostos së jetesës. Atje mund të kaloni një sasi të vogël parash dhe të jetoni si princ ose princeshë. Investitorët do të bëjnë mirë ti kushtojnë vëmendje Santo Domingos, që është kryeqyteti i vendit, pasi është ndalesa kryesore për numrin më të madh të biznesmenëve. Bumi i fundit ekonomik i vendit tërhoqi mbi 6.5 milionë turistë. Eshtë e këshillueshme që ju të kanalizoni paratë tuaja në ndërtimin e apartamenteve të destinuara për udhëtarët e biznesit.

Tajlanda- Njerëzit e biznesit duhet të dinë se Tajlanda është vendi ideal për ta. Dy gjëra që vendi po e bën tani është bumi në ekonomi dhe turizëm. Kjo është e dukshme në statistikat vjetore të turizmit, të cilat deklaruan Bangkok është qyteti më i vizituar në vitin 2017. Disavantazhi i vetëm në Tajlandë është se të huajt mund të zotërojnë prona, por jo zonën e tokës, pra gjithçka lejohen të kenë është mbajtja e saj me qira.

Kanadaja duke qenë një furnizues i madh i naftës dhe lëndëve të para, konsiderohet si një nga ekonomitë më të qëndrueshme në botë. Ndërsa Vankuveri dhe Toronto janë vendet më të njohura për investime në pasuri të paluajtshme, prona mund të jetë e shtrenjtë, kështu që ndoshta duhet të shikoni në pjesë të tjera të vendit pasi çmimet e tyre janë shumë më të lira. Mundësitë në një vend aq të madh sa Kanadaja janë pothuajse të pafundme. Është gjithashtu shumë e lehtë për të tregtuar me kompanitë në Shtetet e Bashkuara nga atje.

Turqia- Pa dyshim numri i investitorëve të huaj në Turqi pësoi një goditje të tmerrshme pas përpjekjes së grushtit të 2016-ës, megjithatë Stambolli ka lulëzuar kohët e fundit. Në Stamboll, kostoja e pronës për investitorët e mëdhenj dhe të vegjël konsiderohet si një nga më të ultat në botë. Njësitë e qirasë janë zgjedhjet më fitimprurëse për të investuar.

Malajzia- Një klimë e favorshme tropikale, një numër i madh i plazheve bregdetare perëndimore dhe lindore, me një ekonomi me rritje të shpejtë e ka bërë Malajzinë, një vend ideal për të investuar. Anglishtja është një gjuhë e folur gjerësisht në vend dhe shumica e bankave funksionon sipas zakoneve perëndimore. Kjo e bën atë një vend ideal për të derdhur para dhe për të pritur fitime të mëdha.

Panama -Sasia e investitorëve evropianë, amerikanë dhe kinezë që mbërrijnë në Panama vazhdon të rritet çdo ditë. Kjo e bën Panamanë, një vend të mundshëm për fitime afatshkurtra. Prania e blerësve të Amerikës së Jugut e ka mbajtur ekonominë të qëndrueshme deri në një dekadë. Toka në Panama është shumë pjellore, kështu që investimi bujqësor i pasurive të patundshme është një tjetër rrugë për të bërë fitime masive.

Singapori- I njohur gjerësisht si portë për në Azi, Singapori ka qenë çelësi i rritjes ekonomike në kontinentin e Azisë. Vendi pasqyron një sistem shumë të efektshëm të Perandorisë Britanike që e ka vendosur atë përpara shumicës së vendeve në aspektin e ekonomisë, financave, tregtisë dhe ligjit. Pa marrë parasysh se çfarë ndodh me ekonominë e pjesës tjetër të botës, mund të jeni i sigurt se investimi juaj i pasurisë së patundshme do të vazhdojë të gjenerojë pjesë të mëdha fitimi.

Këto janë vendet nga e gjithë bota, të cilat renditen si më të favorshmet për investimin dhe menaxhimit të pasurive të paluajtshme. Megjithëse vendet janë renditur sipas radhës, duhet të vendosni ju, se cili prej tyre është më i përshtatshmi për vendndodhjen, buxhetin, filozofinë dhe përvojën tuaj.

Elefteria Zguri/ SCAN

Previous articleTulipanët “rrëmbejnë” mbi 1 mln turistë në Holandë – Parashikimi: Pritet të shpenzojnë rreth 300 mln euro
Next articlePërdorimi i parave elektronike rritet me 22.2 % gjatë 2018-es