“Bleu perde, dyshek dhe kondicioner në çdo dhomë të pediatrisë”, drejtori i spitalit të Kavajës përlot rrjetin për 43-vjeçarin

0
10949

Nebi Ismaili, 43 vjeçari që humbi jetën nga koronavirusi ditën e djeshme, ka bërë një gjest human pak kohë para se të ndahej nga jeta, duke pajisur me kondicionerë dhe dyshekë pediatrinë e spitalit të Kavajës.

Siç tregon drejtori i spitalit Kavajë, Përparim Daiu, 43 vjeçari nuk donte që t’i përmendej emri, por kishte thënë se e bënte këtë për qytetin e Kavajës dhe fëmijët e atij qyteti.

Daiu e kujton Ismailin si një ‘çun flori e me zemër të madhe’, ndërkohë të shumta janë komentet që shprehin ngushëllimet për familjen e të ndjerit.

Nebi Ismaili ishte viktima e katërt nga koronavirusi në Shqipëri, që humbi jetën edhe pse nuk vuante nga ndonjë sëmundje tjetër kronike.

” Nebi 1 djale flori i qeshur dhe me 1 zemer te madhe na la…..na la pa fjale me plot dhimbje se nuk e meritonte te ikte kaq shpejt por zoti eshte i madherishem dhe i dine vete me mire se cben .i mer te miret shpejt qe ti kete prane . Ndjej ligeshtim ne shpirt sepse ai ishte plot force per te ndihmuar te tjeret per te kontribuar ne cdo gje qe ta bente me te lehte gjithcka kurdohere qe i jepej mundesia ashtu sic la per Spitalin e Kavajes dhe me saktesisht pediatrine me arredimin me perde dysheke te rinj me vendosjen ne cdo dhome te kondicionereve dhe paisjen e 1 dhome te vecante me lodra femijesh duke me thene e bej per qytetin tim per femijet tane te lutem sdua qe te me permendesh emrin …..por ja tani nuk mundesha qe mos ta nxirrja emrin …..per emrin qe ke lene e per gjithcka ke bere per shoket miqte te aferm ke bere dicka qe ky qytet e cdo prind do te kujtoje….per ne miqte e tu do ngelesh gjithmone Nebi cuni flori me zemer te madhe .shpirti yt qofte i xhehnetit”, shkruan Përparim Daiu.