Bizneset (Personat juridikë) që detyrohen për auditimin ligjor të pasqyrave financiare

1
3511

Bizneset qe duhet te dorezojne edhe auditimin ligjor nga ekspertet kontabel, cilat jane kushtet qe duhet te plotesojne sipas legjislacionit

Personat juridikë që detyrohen për auditimin ligjor të pasqyrave financiare (ndryshuar shkronja “c”, me ligjin nr. 47/2016, datë 28.4.2016)

Detyrohen të kryejnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare vjetore, përpara publikimit të tyre,nga auditues ligjorë ose shoqëri audituese:
a) të gjitha shoqëritë tregtare, pavarësisht nga forma e tyre, të cilat zbatojnë standardet ndërkombëtare të raportimit financiar;
b) të gjitha shoqëritë aksionare, të cilat zbatojnë për raportimin financiar standardet kombëtare të kontabilitetit;
c) shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar, të cilat zbatojnë për raportimin financiar standardet kombëtare të kontabilitetit, kur, në mbyllje të periudhës kontabël, për dy vite radhazi, tejkalojnë dy prej tre treguesve të mëposhtëm:
i) totali i aktiveve të bilancit, në mbyllje të periudhës kontabël përkatëse, arrin ose e kalon shumën prej 50 milionë lekësh;
ii) shuma e të ardhurave nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi) në atë periudhë kontabël arrin ose e kalon shumën prej 100 milionë lekësh;
iii) ka, mesatarisht, 30 të punësuar gjatë periudhës kontabël.

Previous articlePersonat me të ardhura mbi 2 milionë lekë në vit, duhet t’i deklarojnë deri në 30 prill
Next articleTatimet: Dorezimi i i Pasqyrave financiare, (bilancit) online tek tatimet e mia, afati është 31 mars 2018

1 COMMENT

Comments are closed.