Bizneset online – Ja cfarë i bën ato të suksesshme!

0
764

Ndërtimi i një biznesi të vogël online është i frikshëm. Por janë disa përbërës kryesorë të cilët bëjnë që pavarësisht vështirësive një biznes i vogël online t’ia dalë mbanë.

  1. Pasioni

Kjo mund t’ju tingëllojë si gjëja më e thjeshtë në botë, por nëse ju jeni, pronar i një biznesi të vogël, ju e kuptoni fare mirë. Nuk e zëvendëson asgjë dashurinë që keni për produktet apo shërbimet tuaja. Puna e palodhur është një nga gjërat që e mban gjallë dhe e bën të suksesshëm një biznes të vogël online.

  1. Fiksimi për cilësi

Fiksimi për cilësi është mjaft i domosdoshëm dhe jo vetëm për bizneset e vogla online por për të gjitha bizneset në përgjithësi. Vizionarët seriozë janë të fiksuar me klientët e tyre. “Nëse jeni me të vërtetë të fiksuar pas klientëve tuaj”, thotë Jeff Bezos, themelues i Amazon, ju do të mbuloni shumë gabime të tjera.

  1. Inovacioni

Inovacioni është kritik për rritjen e biznesit tuaj për një numër arsyesh. Së pari inovacioni zhvillon vlerën e klientit. Klientët tuaj gjithmonë kanë nevojë për një produkt që do të lehtësojë jetën e tyre dhe sapo të arrijnë, ata do të lëvizin drejt diçkaje tjetër, diçka më e lehtë, më e re ose më e thjeshtë. Siç tha Steve Jobs, “Ju nuk mund t’i kërkoni thjesht klientëve atë që duan dhe pastaj të përpiqeni t’ua jepni atyre”, shprehet themeluesi i Apple. “Në kohën që e ndërtoni, ata do të duan diçka të re.”

  1. Qëndrueshmëria

 Një nga gjërat e vështira rreth rritjes së një nisjeje është se rruga ku ecni është ajo që bëni vetë. Nuk ka njeri që t’ju tregojë se si duhet të punoni, se në cilin drejtim duhet të shkoni, kur mund të shkoni për të pushuar. Por pavarësisht të gjitha vështirësive nëse jeni të qëndrueshëm në atë që bëni ju do të arrini atë që dëshironi pavarësisht vështirësive.

  1. Përmbajtje bindëse

Mund të keni një ide të shkëlqyer. Por, nëse nuk i kushtoni vetes kohën e duhur për të prodhuar një sasi të konsiderueshme përmbajtjesh bindëse në blogun e kompanisë suaj, nuk do të arrini aty ku dëshironi të shkoni. Në një masë të madhe, shkrimi i përmbajtjes bindëse është një aftësi që mund të kultivohet. Si pronar i një biznesi të vogël, mund të kushtoni pak kohë për të praktikuar këtë art.

V.H/SCAN

Previous articleJo vetëm eBay! – Provoni këto faqe alternative për shitblerjet online
Next articleJu vonohet avioni, apo ju anulohet fluturimi? Tani kompensoheni! Ja sa kanë përfituar