Ashpërsohen masat për qytetarët, ushtria zbret në rrugët e Tiranës! Mbani distancë nga njëri tjetri (Video)

0
938


Qytetarët kanë respektuar dy fashat e orareve që janë lejuar për të dalë nga shtëpia, por nuk janë ndërgjegjësuar për distancën që duhet të mbajnë nga njëri tjetri për të mos ecur në grup dhe masat mbrojtëse. Për këtë arsye pak minuta para se ora të shënonte 16:00, që është fasha e dytë e lejimit të lëvizjes deri në 18:00, ushtria ka dalë në terren. Forcat e Armatosura të ushtrisë kanë zbritur në çdo lagje të Tiranës për të monitoruar në bashkëpunim me policinë e shtetit respektimin e rregullave të situatës COVID-19 nga qytetarët. Për çdo qytetar që do të konstatohet se nuk respekton oraret dhe rregullat e vendosura, tashmë të bëra publike do të veprohet përmes masave administrative, pra gjobave. Autokolonat me makinat e ushtrisë risjellin imazhet e një kohe lufte, por që në fakt këtë herë është përballë një armiku të pabukshëm, koronavirusit.

“Në funksion të rritjes dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve për të respektuar rregullat e vendosura së fundmi për situtën e Covid-19 dhe në funksion të mbrojtjes së shëndetit për cdo qytetar sidomos gjatë fashave orare të përcaktuara Forcat e Armatosura kanë përforcuar praninë e tyre në terren në mbështetje të policisë. Blindat janë pjesë e forcës tokësore dhe kanë zbritur në cdo lagje të Tiranës të ndarë në 5 zona të ndryshme për të mbështetur policinë e shtetit dhe për disiplinuar të gjithë ata qytetarë që nuk respektojnë fashat e orareve dhe që krijojnë rrezikshmëri për shëndetin e qytetarëve që respektojnë këto fasha. Do jenë prezent cdo ditë edhe forcat e armatosura nga mëngjesi hershëm deri pasdite vonë me qëllim ndërgjegjsimin e qytetarëve për rregullat e vendosura nga data 9 mars deri sot” tha zëdhënësja e ministrisë së Mbrojtjes Albana Qehajaj.

Previous articleGruaja i kollitet në fytyrë policisë: Kam koronavirus, tani do e kuptoni edhe ju
Next articleDalin shifrat e 24 oreve te fundit/ Italia në gjunjë… bilanci i jeteve te humbura rritet cdo dite e me shume.