A janë të lumtur çiftet që postojnë shpesh në rrjetet sociale, ja ç’ka zbuluar studimi i fundit

0
487

Në ndryshim nga vite më parë, ku gjatë vizitave familjare ose shoqërore pas festave, mund të zbuloje menunë e përgatitur për tryezën festive, dhuratat që kishin marrë e dhënë të njohurit tuaj, apo edhe se ku e kishin pritur ata ndërrimin e viteve, sot çdo gjë gjendet në rrjete sociale. Që nga arredimi i shtëpisë e deri tek deklaratat e ëmbla të dashurisë, tashmë asgjë nuk është më private pasi gjendet rëndomtë në postime në Facebook ose Instagram. Por e keni menduar ndonjëherë se çfarë tregon për mbarëvajtjen e lidhjes suaj, shpeshtësia me të cilën ndani gjërat intime në rrjete sociale?
Çiftet të cilat e shfaqin lumturinë e tyre përmes fotografive, selfieve, dedikimeve apo mesazheve në Facebook janë aktualisht më të pakënaqur me partnerët e tyre sa sa ata të cilët nuk bëjnë kështu, thotë një studim. Sipas ekspertes së marrëdhënieve në çift dr. Nikki Goldstein thotë se çiftet që nuk kanë besim apo nuk janë të kënaqur me lidhjen e tyre janë më të prirë të kërkojnë miratim nga tjerët duke ndarë selfie me tjerët në rrjete sociale.
Duke folur për prestigjiozen ‘Daily Mail’, ajo ka thënë: “Në punën time, unë kam mundësi të shoh çfarë njerëzit postojnë, por gjithashtu kam mundësi të dëgjoj çfarë thuhet prapa atyre skenave. Shpeshherë njerëzit që janë duke postuar më së shumti në rrjete sociale, thjesht janë duke kërkuar miratim nga tjerët për lidhjen e tyre”.-përfundon ajo.