7 arsye pse bizneset deshtojne

0
1476


Kur jeni duke filluar një biznes të ri, gjëja e fundit që duhet t’ju bjerë ndërmend është dështimi. Por në qoftë se i analizoni shkaqet e dështimit që në fillim, nuk do të ketë të ngjarë të bini viktima të tyre.
Këtu janë 7 arsye pse bizneset dështojnë dhe disa këshilla nga ekspertë të shumtë në lidhje me atë që një pronar biznesi duhet dhe nuk duhet të bëjë për të mbajtur një biznes të ri në këmbë. Ka disa elementë kryesorë të cilët nuk duhet t’i shmangim për ta mbajtur biznesin tonë gjallë.
1. Fillimi i biznesit për arsye të gabuara
Nëse mendoni të filloni një biznes vetëm me idenë e të bërit sa më shumë para atëherë gaboheni. Por nëse jeni vërtet i apasionuar, dhe besoni vërtet në atë që doni të bëni, atëherë është një mundësi e mirë për ju. Fillimisht studioni tregun në mënyrë që produkti ose shërbimi të përmbushë një nevojë në treg. Duhet të mësoni gjithmonë nga gabimet tuaja dhe dështimet nuk duhet t’ju trembin.
2. Menaxhimi i dobët
Neglizhimi i një biznesi është edhe shkatërrimi i tij. Një menaxher i suksesshëm është gjithashtu një udhëheqës i mirë, i cili krijon një klimë pune që inkurajon produktivitetin. Ai ose ajo duhet të ketë aftësi në punësimin e njerëzve kompetentë, trajnimin e tyre dhe duhet të jetë në gjendje të delegojë punët. Një udhëheqës i mirë është gjithashtu i aftë në të menduarin strategjik, të kthejë vizionin në  realitet, të përballet me ndryshime dhe të  parashikojë  mundësi të reja për të ardhmen.
3. Kapital i pamjaftueshëm
Një gabim i zakonshëm fatal që bën shumë biznese të dështojnë është të mos paturit fonde të mjaftueshme operative. 
Është e domosdoshme të konstatoni se sa para do të kërkojë biznesi juaj, jo thjesht shpenzimet fillestare, por shpenzimet e qëndrimit në biznes. Është e rëndësishme të keni parasysh që shumë biznese duan një ose dy vite kohë për t’u ngritur. Ndaj do t’ju duhen fonde të mjaftueshme për të mbuluar të gjitha shpenzimet. 
4. Vendodhja, Vendodhja, Vendodhja
Vendodhja është shumë e rëndësishme për biznesin tuaj. Ashtu siç  mund të çojë në lulëzimin e biznesit tuaj, ashtu mund të çojë në falimentimin e tij. Disa faktorë që duhet të merrni në konsideratë janë: vendodhja e konkurrentëve tuaj, ndriçimi, parkingu, trafiku etj. 
5. Mungesa e planifikimit
Çdokush që ka qenë ndonjëherë në krye të një ngjarjeje të suksesshme e të madhe e di se po të mos ishte për kujdesin, metodikën, planifikimin, strategjinë apo punën e madhe, suksesi nuk do t’i kishte ndjekur. E njëjta gjë mund të thuhet për shumicën e bizneseve të suksesshme. Është shumë e nevojshme që të kesh një plan biznesi. Shumë biznese të vogla dështojnë për shkak të të metave themelore, qysh në planifikimin e  tyre. 
6. Zgjerimi

Shkaku kryesor i dështimit të biznesit shpeshherë është se pronarët gabojnë në kohën se kur duhet ta zgjerojnë biznesin e tyre. Fokusi mbi rritjen e ngadaltë dhe të qëndrueshme është optimal. Shumica e falimentimeve kanë ardhur si pasojë e zgjerimit të shpejtë. Në të njëjtën kohë, nuk duhet ta shtyni rritjen, pasi të keni krijuar një bazë të fortë të konsumatorëve, mund të filloni me zgjerimin e biznesit tuaj. 

7. Të mos paturit e një faqeje në internet.
Ta themi thjesht fare, nëse keni një biznes sot, keni nevojë për një faqe interneti. 
Çdo biznes duhet të ketë një faqe interneti profesionale të mirëprojektuar, e cila u mundëson përdoruesve të gjejnë lehtë informacion mbi biznesin dhe se si të përfitojnë nga produktet apo shërbimet tuaja. Mos harroni, nëse nuk keni një faqe interneti, me shumë gjasa do të jeni i humbur në biznesin tuaj. Dhe sigurohuni që faqja ta reklamojë biznesin për mirë, duke rritur të ardhurat dhe jo duke i ulur ato.(v.h)scan